Zv. Menaxher Dyqani Tiranë 340 views

Job Expired

Përshkrimi

Pozicioni: Zv. Menaxher Dyqani Tiranë

Departmenti: Retail

VendndodhjaTiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Zv.Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pike kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungese të menaxherit të dyqanit. Fokusi kryesor i tij është arritja e indikatorëve të performancës të vendosur nga kompania, monitorimi i stafit për arritjen e objektivave që ju vendosen dhe sigurimi i mbarëvajtjes operative të dyqanit.

 

DETYRAT

  • Sigurimi i arritjes së objektivave sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania për dyqanin në përgjithësi dhe cdo stafi në vecanti.
  • Sigurimi i normës së rritjes së biznesit të dyqanit nga viti në vit.
  • Analizimi i raporteve të performancës së dyqanit sipas indikatoreve respektivë, nxjerrja e konkluzioneve dhe veprimeve korrigjuese apo suportuese për përmirësimin e rezultateve të dyqanit.
  • Monitorimi i stafit në baza ditore për të garantuar performimin korrekt të detyrave të ngarkuara dhe menaxhimin e pritshmërive të performancës së tyre sasiore dhe cilësore. Sigurimi i respektimit të rregulloreve, procedurave dhe proceseve në fuqi të kerkuara nga kompania.
  • Menaxhimi i stokut të dyqanit dhe garantimi i optimizimit të tij ne funksion të arritjes së objektivave të dyqanit.
  • Menaxhimi i ankesave apo problematikave te klientëve.
  • Mbledhja dhe ndarja e informacioneve ne lidhje me dinamikat e tregut ku operon dyqani për konkurrentët, klientët potencial, mundësi biznesi etj.

 

Kualifikimet

Edukimi:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë të lidhura me Administrim Biznesi)

Eksperiencat e punës:

  • Minimum 2 vjet përvojë pune në fushën e Menaxhimit;

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Të ketë njohuri shumë te mira të programeve të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
  • Sistematik dhe i organizuar;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi motivuese;

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al 

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Serave, Km12, Picar, Vore
  • Tel/Mob +355697053354
  • Profili Tregti