Zëvendës Menaxheri Dyqanit  158 views1 application

Job Expired
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për hapjen e dyqanit më të ri të rrjetit drugstore në qytetin e Lushnjës, kërkon të punësojë staf në pozicionet ZV. MENAXHER DYQANIFUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përshkrimi: Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pikë kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit.

Ofrojmë:

  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
  • Vlerësim sipas performancës.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut, inventarin e dyqanit;
  • Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  • Raportimi mbi ecurinë e punës.

 

Kërkesat e profilitKualifikimet: Kriteret dhe aftësitë e kërkuara

Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;

Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Fleksibilitet për pune me 2 turne

Tjetër (Opsionale)

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Serave, Picar, Vore, 1032, Tirane
  • Tel/Mob +355697053354
  • Profili Kozmetike, Supermarket, Tregti