E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Teknik Hidraulik në Palasë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Është përgjegjës për shërbimet e të gjitha proceseve hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
- Kryen punimet hidraulike në rastet e nevojshme apo emergjente.
- Monitoron furnizimin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë duke raportuar të Supervizori teknik/Menaxheri i mirëmbajtjes.
- Merr masa të menjëhershme dhe lajmëron supervizorin përkatës në mungesë të këtij të fundit, njofton menaxherin e mirëmbajtjes kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar.
- Kujdeset për depot e furnizimi me ujë dhe raporton për problematikat që lidhen me sigurinë.
- Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.
Edukimi:
- Te ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certifikatë për sistemet hidraulike.
- Të njohë mirë sistemet hidraulike dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
- Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
- Të jetë i aftë të operojë dhe t’i japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme hidraulike.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al
Nr.Kontakti 0697050551
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners Group nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
More Information
- Rruga/Zona Palase
- Tel/Mob 0697050551
- Experience Level me eksperience