Vlore, ofroj vend pune Specialist i Burimeve Njerëzore 900 views

Job Expired

E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Specialist i Burimeve Njerezore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mbështet M.B.NJ. për krijimin e një plani rekrutimi.
  • Përgjegjës për organizimin e procesit të rekrutimit; intervistim & përzgjedhje të kandidatëve.
  • Përgjegjës për prezantimin e kushteve të punës dhe për prezantimin e kompanisë.
  • Punon për plotësimin me korrektësi të dosjes personale të punonjësve.
  • Përgatit kontratat e punës, emërimet dhe vërtetimet e ndryshme që kërkohen nga punonjësit.
  • Përgatit librezat e punës & të sigurimeve në bazë të kërkesës së punonjësve.
  • Ndjek & evidenton lejet e zakonshme të punonjësve kryen regjistrimet në ‘database’
  • Përgjegjës për krijimin e planit vjetor të trajnimit për çdo punonjës & ndjekjen e planit.
  • Përgjegjës për krijimin e një ‘database’ trajnimi dhe update-in e saj në çdo fazë

Aftësi të tjera:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë, Fakulteti Ekonomik.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve të paketës ‘Microsoft Office’.
  • Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi të shkruar, verbal dhe ndërpersonale.
  • Të ketë aftësi të mira prezantimi.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 12 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Konsulence