Vlore, ofroj vend pune Koordinator Resorti 367 views

Job Expired

E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Koordinator Resorti .

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndihmon Administratorin në menaxhimin e pajisjeve dhe shërbimeve në resort, duke monitoruar dhe siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi qe lidhet me shërbimet dhe mjetet e resortit.
  • Njeh dhe kërkon përpikëri në zbatimin e rregullores nga ana e banorëve.
  • Ndihmon në menaxhimin eficient të buxhetit të kompleksit/rezidencës dhe mbledhjen e detyrimeve të banorëve.
  • Në bashkëpunim me Administratorin e Resortit , kujdeset që të ketë gjithmonë standardet më të larta në të gjitha aspektet brenda kompleksit/rezidencës e sigurisë në jetë, ruajtja e konfidencialitetit të familjeve dhe mbrojtja e privatësisë.
  • Ndihmon Administratorin në kontrollin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në resort.
  • Suporton në mbajtjen e informacionit të printuar dhe verbal për çdo orar shërbimi, aktiviteti në kompleks/rezidencë.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (avantazh fakulteti i Inxhinierisë ose Arkitekturës).
  • Aftësi për t’u përballur dhe për të zgjidhur nevojat e banorëve, për të ruajtur qetësinë dhe kortezinë.
  • Aftësi për të njohur mirë projektin dhe për të ndjekur zbatimin e tij.
  • Aftësi për t’u fokusuar në detaje dhe për të zgjidhur çdo problem në kohë sa më të shpejtë.
  • Aftësi për të menduar qartë, shpejt dhe për të ruajtur përqendrimin si dhe për të marrë vendime të vetëdijshme.
  • Aftësi për të prioritizuar, organizuar dhe ndjekur çështjet në resort.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 12 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Konsulence