Kompania “Qafshtama“, një nga prodhuesit kryesorë të ujit mineral natyral në tregun shqiptar,
kërkon kandidatë për pozicionin e hapur përshkruar më poshtë.
Pozicioni i punës:
Menaxher/e Shitje
Përshkrimi i punës:
- Mbajtje e kontakteve me klientët në zonën përkatëse
- Ndjekje dhe organizim i proçesit të shpërndarjes në zonën përkatëse
- Promovimi i produkteve të ujit Qafshtama
- Ndjekje në vazhdimësi të tregut për negociata me klientë të rinj
- Komunikim i vazhdueshëm me klientët dhe stafin për zgjidhjen e problemeve që evidentohen
Kërkesa për kandidatët:
- Të kenë përfunduar detyrimisht studimet e larta (preferencë për Universitetin e Tiranës)
- Të kenë aftësi të mira komunikuese
- Të jenë ambiciozë, të përgjegjshëm, kërkues ndaj vetes dhe të orientuar ndaj punës me objektiva
- Preferencë për kandidatët me eksperiencë të ngjashme pune
- Të zotërojne patente te Klasit B dhe eksperiencë në drejtimin e automjeteve
Kandidatëve iu kërkohet të bashkangjisin në aplikim:
– CV me fotografi
ne adresen e emailit jobs@qafshtama.com
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience