Tirane, ofroj vend pune Menaxher Flote 79 views

Menaxheri i Flotës është përgjegjës për mirëmbajtjen, riparimin, zëvendësimin e pjesëve e automjeteve të flotës.
Përgjegjës për monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll te shpenzimeve.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Organizon mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave.
  • Monitoron buxhetin e flotës dhe shpenzimet.
  • Monitoron performancën e makinave dhe siguron që të gjitha mjete të jenë në gjendje të punojnë.
  • Përgatit raporte për shpenzimet, kilometrazhin, konsumin e karburantit, dhe koston e mirëmbajtjes.
  • Organizon inspektimet teknike dhe siguron që të gjitha dokumentet legale të jenë në rregull.
  • Siguron që mjete të jenë të pajisura me pajisjet e sigurisë të nevojshme.
  • Monitoron sjelljen e shoferëve dhe ndërmerr masa në rast të shkeljeve të rregullave të transportit.
  • Identifikon mundësi për përmirësim dhe efikasitet në menaxhimin e flotës.
  • Ndjekja e vendndodhjes së automjetit në kohë reale.
  • Furnizimi i mjeteve me karburant nëpërmjet programit

 

Njohuritë / Aftësitë
  • Përfunduar Arsimin e Larte
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese, duke përfshirë vendosjen e qëllimeve, motivimin dhe trajnimin.
  • Njohuri eksperte për drejtimin më të mirë, shpërndarjen, mirëmbajtjen e automjeteve dhe praktikat e tjera të industrisë.
  • Kuptimi i mekanikës bazë të automjeteve, duke përfshirë aftësinë për të identifikuar kur nevojiten riparime të mëdha.
  • Aftësia për të vendosur dhe monitoruar një buxhet.
  • Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik dhe vendimmarrjes.
  • Të zotërojë gjuhën angleze.
Metriket kryesore dhe marrëdhëniet:

Metriket kryesore:

• Planifikimi afatgjatë për të siguruar kursim të kostos.

Marrëdhëniet:

  • Ndërveprim me Menaxherin e Prokurimeve, Departamentin e Financës, Menaxherin Operacional, Menaxheret e Projekteve dhe Tekniket.
  • Me furnitorët

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Telekomunikation