AGI KONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme.
Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilët kujdesemi të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre.
Kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionet: Arkitekt/e, Inxhinier Supervizor/ HVAC/HSE/Ndertimi/ Elektrik, Menaxher logjistike ne Fabrike Betoni, Menaxher Projektesh, Menaxher Financiar dhe Logjistike, Financier, Menaxher Prokurimesh.
Kriteret e kërkuara:
– Arsim i lartë Master shkencor/ Profesional/ Doktoraturë
– Me eksperiencë në fushën e ndërtimit mbi 2 vite
– Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese
– Të zotërojë aftësi shumë të mira të Paketës Office
Kompania ofron:
– Kontratë të rregullt pune afatgjatë.
– Mundësi rritje profesionale
– Mundësi promovimi brenda grupit
– Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
Shënime
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit duke specifikuar ne subject pozicionin per te cilin po aplikojne: hr@agikons.com.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, Tirane
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience