Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit O3 Lab kërkon Inxhinier teknik biolog me karakteristikat si më poshtë:
• Kryen analizat për të cilat është kompetent.
• Kryen kalibrimet dhe kontrollet e cilësisë për të cilat është kompetent.
• Regjistron dhe arkivon ekzaminimet.
• Merret me mirëmbajtjen e zakonshme të instrumenteve dhe sinjalizon ndërhyrjet e mirëmbajtjes së jashtëzakonshme.
• Merret me menaxhimin e firmave të jashtme në aktivitetin e mirëmbajtjes periodike dhe të jashtëzakonshme.
• Merret me mbledhjen e diferencuar të mbetjeve spitalore.
• Është përgjegjës për sinjalizimin dhe kërkesat në Zyrën e financës për nevojat për materialet e përdorshme (reagentë dhe materiale njëpërdorimshe).
• Bashkëpunon me kolegët dhe punonjës të tjerë më qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
• Bashkëpunon në menaxhimin e aktivitetit të mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme të impianteve të strukturës së Klinikës.
• Bashkëpunon në aktivitetet e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme të aparaturave të zyrave, lavanderisë dhe kuzhinës.
• Bashkëpunon në aktivitetin e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme të aparaturave elektromjeksore.
• Bashkëpunon në verifikimet periodike të përputhshmërisë së aparaturave elektromjeksore me normativat në fuqi.
• Garanton disponueshmëri telefonike për arsye urgjente.
• Bashkëpunon në menaxhimin e mbetjeve speciale dhe spitalore.
• Bashkëpunon në menaxhimin e gazrave mjeksore.
• Ndihmon në kontrollin e enteve të jashtëm.
• Mban marrëdhënie me entet e jashtme për kontratat e rrjetit energjitik dhe telefonik.
• Ndjek aktivitetet e rikonstruksionit të zonave të ndryshme të strukturës.
• Zëvendëson përgjegjësin e magazinës ose shoferin në rast të mungesës së tyre.
• Bën verifikimin e standarteve të mjedisit te punës në (po jo vetëm) bllokun operator, sallat e ndërhyrjeve ambulatore dhe ambjentet e tjera të shërbimeve. Konkretisht, standartet e temperaturës së ambjentit, lagështisë dhe cilësisë së ajrimit
• Bën verifikimet e mësipërme sipas check- list të përcaktuar për secilin ambjent.
• Ndjek proceset e nevojshme si zëvendësimi apo riparimi i paisjeve.
• Përditësohet rregullisht me informacionet e nevojshme nga manualet e përdorimit të paisjeve dhe aparatura mjeksore.
• Tranjon stafin mjekësor sipas nevojave për përdorimin e aparaturave mjekësore.
• Mban dokumentacion të rregullt dhe rregjistër për mirëmbajtjen e paisjeve dhe aparaturave mjeksore si dhe përditeson statusin e paisjeve nga pikëpamja e amortizimit
• Ruajtja dhe evidentimi i keqtrajtimeve të paisjeve mjekësore, informimi i administratës për rastet që mund të evidentohen.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët aplikues, deri në datën 31 korrik 2024, duhet të nisin në adresën elektronike
-Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe;
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura mësipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.
Suksese!