Teknik Ndertimi | Balfin Construction 15 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

 

 

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni:      Teknik Ndertimi

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Vlorë

 

Përmbledhja e Pozicionit:

Tekniku i ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
  • Ndan detyrat, organizon grupet e punës dhe udhëzon brigadierët e grupeve të punës mbi detyrat ditore;
  • Është përgjegjës për performancën e brigadës në tërësi;
  • Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës dhe frontin ku angazhohet;
  • Verifikon vendin e punës ku do të punojnë punëtorët dhe mban proces-verbale për punimet me rrezikshmëri të lartë. Merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale;
  • Kujdeset që baza materiale të mos shpërdorohet dhe të konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike;
  • Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike te zbatimit (KTZ);
  • Informon inxhinierin e brigadës dhe inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
  • Mban ditarin e objektit, kohëshënuesin e punëtorëve të brigadës dhe frontet ku kanë qenë të angazhuar;
  • Përcjell të dhënat tek inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri preventivues për përgatitjen e librezës së masave;
  • Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
  • Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
  • Koordinon me inxhinierin e brigadës për të përcaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për punëtorët;
  • Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
  • Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren;

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë te shkolles se mesme ose teknike.

 

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë përvojë pune të ngjashme.
  • 5-7 vite përvojë në zbatimin e projekteve.
  • Të ketë aftësi për të lexuar projektet, njohur dhe zbatuar KTZ.
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim dhe raportim.
  • Të ketë dëshirë për të implementuar risi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në formë verbale ashtu edhe me shkrim.
  • Të jetë fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura.
  • Të ketë aftësi për të punuar në skuadër dhe gjithashtu në mënyrë të pavarur.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002261041/Teknik-Ndertimi?source=CareerSite

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 11.03.2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim