ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Teknik Elektrik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendnodhja: TEG
Përshkrim i Pozicionit të Punës
Tekniku Elektrik në Departamentin e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek Supervizori i turnit dhe Menaxheri i Departamentit për gjëndjen teknike të sistemeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Është përgjegjës për sistemet elektrike që përfshijnë panelet kryesore të tensionit të ulët dhe të mesëm.
- Kontrollon gjëndjen e gjeneratorëve, gjëndjen e depozitës së naftës, panelet përkatëse.
- Inspekton dhomën e paisjeve elektrike/elektronike dhe panelet për ndonjë anomali
- Kontrollon llambat dhe transformatorët e llambave dhe bën zëvendësimin e tyre.
- Është përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësore të shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
- Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, alarmin kundra vjedhjes dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme.
- Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike & elektronike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler/hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik.
- Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull.
- Eshtë përgjegjës për gjithë punët elektrike / elektronike në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e Departamentit të Mirëmbajtjes Teknike dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme.
- Drejton sistemin e ndezjes / fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar.
- Kontrollon aparaturat nëse punojnë dhe ndizen në kohë nëpërmjet kontrollit me sistemin BMS & Timer.
- Performon detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.
Kërkesat e pozicionit të punës:
- Dimplomë Bachelor në Profilin Elektrik;
- Preferohet shkolle profesionale ose kurse profesionale për Teknike Elektrike/Elektronike.
- 2-3 vite punë në të njëjtin profil
Aftësi personale:
- Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
- Me e-mail: hr@acrem.al
- Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme: “Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”
Afati i dorëzimit: deri në dt. 31/08/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Rruga/Zona TEG
- Experience Level me eksperience