Detyra të përgjithshme të rolit:
- Asiston Menaxherin e Prokurimeve me detyrat e përditshme si analiza e ofertave të mbledhura.
- Ben hyrjet në sistem të faturave të blerjes për artikujt e porositur.
- Mban komunikime me furnitorët për të shmangur problematikat në dërgesa apo faturime.
- Asiston Menaxherin e Prokurimeve në negociata me furnitorët për afatet, termat dhe kushtet sa më të favorshme për kompaninë;
- Suporton në procesin e përpilimit të kontratave për produktet dhe shërbimet e blera;
- Asisiton në optimizimin e procesit të prokurimeve dhe uljes së kostove të kompanisë;
- Organizon procesin e dërgimit të materialeve nga furnitorët deri në magazinën e kompanisë;
Kriteret dhe kualifikimet:
- Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë Elektrike
- Eksperiencë pune mbi 2 vite nga të cilat të paktën 1 vit në prokurime;
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Të ketë njohuri të mira në programet kompiuterike;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Specialist Prokurimesh”, ose “Aplikoni” më lehtë në linkun: https://vega-group.odoo.com/jobs/specialist-prokurimesh-1
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience