Specialist/e Trajnimesh 199 views

Specialist/e Trajnimesh

Qëllimi i Pozicionit: Menaxhon procesin e vlerësimit të performancës dhe procesin e trajnimit të punonjësve të rinj në kompani.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndihmon në procesin e vlerësimit të performancës duke respektuar procedurën e vlerësimit të performancës (në përfundim të periudhës së provës dhe në fund të vitit).
  • Vlerëson dhe rishikon performancën e punonjësve, duke u siguruar për një proces të drejtë të vlerësimit
  • Ndjekjen e procedurës së trajnimeve për çdo punonjës të ri në kompani.
  • Propozon ide të reja për të përmirësuar proceset e Burimeve Njerëzore.
  • Ndihmon në procesin e identifikimit të pozitave kyçe brenda kompanisë.
  • Në koordinim me departamentin e BNJ në bazë të të gjeturave që dalin nga Vlerësimi i Nevojave për Trajnim të zëvendësuesve potencialë, identifikon trajnimet e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomë Universitare (Preferohet Administrim Biznes/Shkenca Sociale).
Eksperiencë pune: Të pakten 3 vite eksperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme.

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
  • Aftësi shumë te mira ne zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
  • Aftësi për të menduar në mënyrë proactive.
  • Aftësia për të ruajtuar informacionin konfidencial.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Aftësi për të punuar në ngarkesë.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizacionale.

Aftësi të tjera:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e më poshtë-përmendura:
1. CV të detajuar
2. Letër Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: hr@mercato.al
2. Duke kontaktuar ne numrin e tel. 069 60 65 865
3. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice