Sparklab është një Digital Agency ndërkombëtare me aktivitet kryesisht por pa u kufizuar në Web e Software Development.
Për zyrat qendrore të kompanisë jemi në kërkim të një Asistenteje me njohuri të gjuhës italiane.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen aktivitete mbështetëse në funksion të mbarëvajtjes së punës në kompani si fotokopje,printime, pritjen dhe dërgimin e postës.
- Pret vizitorët dhe shërben si pike mbështetëse për ta duke i adresuar në Departamentet përkatëse.
- Organizon dhe skedulon takimet për titullarët e kompanisë..
- I përgjigjet telefonatave dhe i adreson tek departamentet ose personat përkatës.
- Shkruan dhe shpërndan emaile dhe komunikime me palë të treta.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve të planifikuara rregullisht
- Kryen detyra të tjera sipas nevojave te kompanise/departamenteve.
Kërkesa e kualifikime:
- Diplomë universitare. Përbën avantazh diploma në shkenca juridike, komunikimi apo degët e ekonomikut.
- Minimumi 1 vit përvojë në role të ngjashme.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Nivel mesatar i njohjes së gjuhës italiane dhe angleze.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
Per aplikim dergoni CV tuaj ne: jobs@sparklab.al
More Information
- Language italisht
- Experience Level me eksperience