Shpallet vakant pozicioni i punes Inxhinier Elektrik 166 views

Job Expired

 

EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon.

 

Në kuadër të zgjerimit me staf  EuroElektra Sh.p.k kerkon te rekrutoje punonjes ne pozicionin  “Inxhiner Elektrik”.

 

 

Kriteret qe aplikanti duhet te permbush jane:

 

-Të ketë përfunduar arsimin e lartë ne degen  Inxhinieri Elektrike ose te jete diplomuar ne profile ekuivalente .

– Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet (njohurite mbi energjine  e rinovueshme perbejne avantazh).

-Të njohë dhe perdor shume mirë programet AutoCAD dhe Microsoft Office (njohja dhe perdorimi i programeve të tjera inxhinierike përbën avantazh).
-Të njohe gjuhën angleze në nivel profesional (njohja e gjuhëve  të tjera perben avantazh).
-Të ketë leje drejtimi automjeti te kategorise B.

-Te kete aftesi shume te mira komunikuese, organizative dhe zgjidhjes fleksibel te problematikave te ndryshme gjate procesit te punes.

 

Detyrat dhe pergjegjesite qe aplikanti duhet te permbush jane :

 

-Te njohe sistemet instalatore ose te kete eksperienca te meparshme projektimi ne keto fusha: transmetim energjie, konstruksione mekanike, sisteme elektrike, furnizim me energji, sisteme fotovoltaike, etj.
-Te jete i afte  te perballoje ngarkesat e punes ne projektim e supervizim (perben perparsi rezultatet e larta ne lendet teknike dhe ne grafiken inxhinierike ne universitet, si dhe eksperienca ne studio projektimi).

-Te kryeje procedurat e kontrollit dhe raportimit ditor mbi ecurne e punes

-Te kryeje mbikqyrjen dhe organizimin e perditshem te grupeve te punes

-Te ndjeke procedurat e trajnimit, kualifikimit dhe zbatimit te masave te sigurise ne pune

Te hartoje bazen e dokumentave nga fillimi deri ne dorezimin perfundimtar te objekteve .

 

 

Ofrojme per ju:

 

-Mjedis dinamik, miqesor e bashkepunues pune.

-Kualifikim profesional në menyrë të vazhdueshme me kompani të huaja prestigjoze në sektor .

-Mundesi rritje personale dhe profesionale brenda kompanise.

-Pagesa konkurrente ne tregun e punes .

 

Shenim:  Ne CV tuaj shenoni  projektet ky keni marre pjese apo keni qene perpunues i tyre ose dergoni  nje portofol punimesh ne adresat e poshte-shenuara.

 

Te gjithe te interesuarit te dergojne cv e tyre ne adresen e e-mail: info@euroelektra.al ose te kontaktojne ne numurin e kontaktit  0672071042 .

 

Ju mirepresim!

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Prush 1041, Vaqarr, Tirane (ALB)
  • Tel/Mob +355 68 20 86 560