Sherbim Klienti / INFO POINT 1442 views2 applications

TEG sh.p.k është pjesë e BALFIN Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni:        Shërbim Klienti / Info-Point

Departmenti:  Operativ

Location:         Qendra Tregtare TEG

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës:

Stafi i Shërbimit të klientit është përfaqesues i brandit dhe imazhit të qendrës tregtare përballë klienteve. Shërbimi i klientit duhet të bëjë gjithçka të nevojshme per t’i dhënë gjithë informacionet e nevojshme klientëve dhe për të mos i lënë të largohen të pakënaqur. Zotërojnë njohuri të sakta në çdo kohë mbi dyqanet & shërbimet e qendres si dhe mbi ofertat, promocionet, eventet etj.

Aktivitetet kryesore të punës së Sherbimit të Klientit jane në varësi të ngarkesës ditore të qendrës.

 

Detyrat dhe Përgjegjesitë kryesore:

 

  1. Imazhi, etika, sjellja dhe komunikimi

 

  • Shërbimi i klientit është imazh i qendrës dhe si të tillë paraqiten në postin e punës me uniformë të pastër dhe të rregullt.
  • Njohin dhe respektojnë etiken e komunikimit, paraqesin vetëkontroll në situata të caktuara
  • Përgjigjen gjithmonë me mirësjellje, përshëndesin dhe buzëqeshin me klientet që kërkojnë informacion.
  • Mbajnë paster dhe me rregull ambientin e pikes së informacionit të qendrës duke u kujdesur për imazhin që reflektojnë.

 

  1. Informimi i klienteve

 

  • I përgjigjen me saktësi çdo kërkese të klienteve mbi infromacione të ndryshme.
  • Kanë detyrimisht njohje të detajuar mbi dyqaneve dhe shërbimet në qendër në mënyre që të mund t;’i shërbejnë sa më mirë dhe profesionalisht
  • Njohin ofertat, promocionet, eventet në qendër në lidhje me planin marketing të qendrës që t’i përcjellin klienteve infon e duhur sipas sezoneve.

 

Kane njohuri te sakta mbi:

 

  • Shërbimet që ofrohen në qendër
  • Oraret e funksionimit të qendrës
  • Oraret e transportit
  • Oraret e funsksionimit të bareve / restoranteve / kinemasë
  • Ofertat promocionale
  • Harten e dyqaneve, të bareve dhe të ambjenteve argetuese, atm, exchange, tuletet, ashensorë, vendet e tjera të shërbimit, etj
  • Oraret e funksionimit të administratës dhe të njohë mirë hierarkinë
  • Proçedurat e Sigurimit (në rast humbje apo vjedhje, në rast kërkimi të një personi apo objekti etj)

 

  1. Plotësimi i detyrave operative

 

Sherbimi i klientit eshte pergjegjes per plotesimin per detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmi si:

  • Plotësimi i pyetësoreve të ndryshme mbi shërbimet në qendër
  • Ndarja e faturave / njoftimeve
  • Përcjellja e mesazheve zanore (njoftime, oferta etj)
  • Pritja dhe personave për takim dhe drejtimi i tyre në administratë

Kërkesat e Pozicionit:

  • Eksperiencë e mëparshme pozicione të ngjasheme përbën avantazh.
  • Diplomë Bachelor.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
  • Preferohet njohja e gjuhëve angleze ose e gjuhëve të tjera të huaja.
  • Njohja dhe përdorimi i kasës fiskale.

 

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

 

 

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 21/10/2022 nëpërmjet një nga mënyrave si më poshtë:

  • Në adresën e e-mail: hr@acrem.al
  • Ose pranë pikes së Informacionit TEG, ne katin 0.

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime