BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:
Recepsionist (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA .Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;
- Ndjek veprimet e përditshme në hotel, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe procedurat;
- Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në check –in;
- Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me azhornimin e dhomave dhe koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime;
- Të kenë njohuri për qytetin, zonën përreth dhe atraksioneve të tjera për t’u siguruar klientëve të gjithë informacionin e kërkuar;
- Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit;
- Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelt;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
- Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
- Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
- Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
- Të jenë të paraqitshëm;
- Të njohin paketën Microsoft Office;
- CV-të të shoqërohen me foto;
- Të jenë korrektë;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese;
Shënim: Ju lutemi të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose të kontaktojnë në numrin e Tel. +355686082912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912