Kompania ajrore Albawings njofton hapjen e aplikimeve për pozicionin vakant të: Regjistrues I të dhënave teknike.
Në qoftë se ndjeheni të gatshëm të ngriheni profesionalisht në industrinë e aviacionit, Albawings ju fton të dërgoni aplikimet tuaja në bazë të kritereve dhe kualifikimeve si më poshtë:
Kualifikimet / Kërkesat:
- Arsimi: Shkollë e mesme / teknike
- Njohuri bazë të gjuhës angleze, gjuha italiane përbën avantazh
- Aftësi të mira kompjuterike dhe përdorim I paketës MS Office
- Nuk kërkohet përvojë e mëparshme
- Të mos ketë qenë I/e dënuar penalisht
Përshkrimi I pozicionit të punës:
- Të jetë në gjendje të punojë në grup dhe në menyrë të pavaruar në projekte të ndryshme që i caktohen nga departamenti i inxhinierisë.
- Të punojë me planizimet ditore të kërkuara nga departamenti.
- Të punojnë me grupin e teknikës në hedhje të dhënash në mënyre ditore në sistemet e automatizuara.
- Të analizojë urdhrat e punës së klientëve duke planifikuar ekzekutimin në kohë të mirëmbajtjes
- Të përgatisë regjistrat e departamentit, sipas orëve e shpenzuara për çdo mirëmbajtje në avion.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, si dhe të përcaktojnë pozicionin për të cilin aplikojnë, në adresën e email: jobs@albawings.com brenda datës 17/06/2022;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
More Information
- Language anglisht, italisht
- Experience Level edhe pa eksperience