Recepsionist/e 263 views1 application

Maritim Marina Bay Resort & Casino është një nga destinacionet më prestigjioze në Vlorë, duke ofruar shërbime të nivelit më të lartë në hoteleri, argëtim dhe mikpritje. Si hoteli i parë me pesë yje në qytet, ai kombinon luksin, komoditetin dhe standardet ndërkombëtare për të krijuar një përvojë unike për vizitorët dhe një ambient pune profesional për stafin. Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një rrjeti ekselence në industrinë e turizmit dhe hotelerisë!

Pozicioni i lirë: Recepsionist/e

Detyrat

•Të regjistrojë vizitorët dhe caktojë dhomat
• Të përdorë strategji shitje për rezervime si dhe të promovojë shërbime të tjera për hotelin
• Të ketë njohuri për vendndodhjet e dhomave, llojet dhe tarifat e tyre
• Të ketë njohuri në procedurat e anullimit të rezervimeve
• Të kryejë me efektivitet procesin e check-in dhe check-out të vizitorit
• Të përdorë etikën profesionale gjatë kryerjes së telefonatave
• Të jetë në dijeni të aktiviteteve dhe takimeve që ndodhin në resort
• Të raportojë çdo ndodhi të pakëndshme tek menaxheri përkatës

Kualifikimet:

• Të ketë arsimin e lartë
• Të ketë përvojë të paktën dy vjet në këtë fushë
• Të jetë i gatshëm të punoj me turne
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, kusht i detyrueshëm,gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
• Të jetë bashkëpunues dhe i komunikueshëm

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: hr@marinabay.al ose në numrin e celularit +355 68 48 31 849.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Vlorë
  • Rruga/Zona Rr.Aleksandër Moisiu
  • Tel/Mob 0684831849
  • Profili Turizem