Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Regjistron fatura e shitjeve dhe blerjeve për shpenzime dhe të ardhura, dhe kryen kontabilizimin e sakte të tyre;
- Regjistron veprimet të magazinës, realizon rakordimet në lidhje me lëvizjet e materialeve;
- Realizon kontroll të detajuar të shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara;
- Kryen rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontroll saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet;
- Kryen deklarime fiskale mujore (sigurime shoqërore e shëndetsore, TVSH, tatim Burim, tatim fitim, deklarim librash shitje e blerje) e cdo deklarim tjetër;
- Harton listëpagesën e punonjësve te kompanisë;
- Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve / nënkontraktorëve. Plotesimi i urdhërpagesave;
- Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjecare;
- Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga eprori i linjës;
Kriteret:
- Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Financë-Kontabilitet
- Të ketë përvojë pune minimalisht 4 vjet
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare
- Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 4 vite.
- Kandidati duhet te demonstroje ndershmeri dhe integritet, dhe organizim te strukturura te proceseve te punes.
- Eksperinca ne sektorin e hidrokarbureve perben avantazh.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne gjuhen Shqipe me Fotografi në adresën elektronike: hr@ring.al deri ne daten 15.01.2025.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.