Pronatyra Treg ofron vend pune Menaxher Marketi 248 views2 applications

Job Expired

Pronatyra Treg, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 rrjetin e shitjeve ushqimore me pakicë, po kërkon:

POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Operacional
RAPORTON TE: Drejtori Operacional

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë
  • Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit
  • Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët
  • Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve
  • Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë
  • Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.
  • Përgjegjës për ndjekjen e Procedures ne rast Kontestimi dhe Reklamimi
  • Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë
  • Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punë
  • Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare

PROFILI I KANDIDATIT:

  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)
  • Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market
  • Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese
  • Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
  • I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
  • I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë
  • I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office

NE OFROJMË:

  • Kushte shumë të mira pune
  • Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona

MËNYRA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose në adresën Rr. e Barrikadave, Galeria e Tiranës, Ish-Kinema “17 Nëntori”, Tiranë (në zyrat e Pronatyra Treg). Kontakt: 0682045369

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Barrikadave – Qendra Tregtare "Galeria e Tiranës", kati II – 1016 Tiranë
  • Profili Supermarket