Përgjegjës Prodhimi (Inxh. Elektrik) 323 views

Job Expired

 

FMT GROUP OFRON VEND PUNE : Përgjegjës Prodhimi

Përshkrimi i punës :
1.Përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të manualeve dhe procedurave të aplikueshme mbi produktet si per lëndën e parë ashtu edhe ato të përfunduara.
2.Përgjegjës për përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe matjen kohore të tyre në efekt të rritjes së efikasitetit në punë.
3.Përgjegjës për komunikimin me Drejtorin e Prodhimit me qëllim propozimet për përmirësim të cilësisë sipas gjetjeve nga raportet e cilësisë.
4.Përgjegjës për asistencën në komunikimin me klientët në rastet kur departamenti i shitjeve përballet me situata që lidhen me cilësinë e produktit.
5.Përgjegjës për monitorimin dhe implementimin e procedurave të kontrollit të cilësisë duke u siguruar që produkti i përfunduar të jetë sipas pritshmërisë së klientit.
6.Sigurohet që procesi i verfikimit te instalohet dhe të kryhet në cdo hallkë të prodhimit.
7.Sigurohet që secili nga punonjësit të ketë, të mirëmbajë dhe të përdori veglat përkatëse sipas procesit të punës.
8.Sigurohet për inventarizimin e veglave individuale të punës për secilin punonjës.
9.Sigurohet për ruajten e harmonisë në ambientin e punës dhe balancimin e cdo keqkuptimi/konflikti të krijuar.
10.Përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit Teknik sipas standateve për të gjithë personelin e departamentit mekanik.

Kualifikimet
•Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në degët e Inxhinierisë (Preferohet Inxh.Mekanike);
•Eksperiencë të mëparshme në prodhim dhe manaxhim cilësie prej të paktën 5 vitesh;
•Të jetë i mirë organizuar dhe të ketë aftësi menaxheriale;
•Të jetë i aftë për të negociuar;
•Të zotëroj gjuhën angleze;
•Të ketë leje drejtimi automjeti – klasi B;

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Punohet : E hënë – E premte / Ora : 08:15 – 16:15 / Transporti i siguruar nga kompania
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e emailit hr@fmtgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Ju mirëpresim!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rinas, Tirane
  • Profili Energjitike