PËRSHKRIMI
Kategoria e punes: Prodhim
Shoqeria SO CART sh.p.k., pjese e ALKOS Group, po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e punes Operator/punëtor fabrike & Operator i linjës së paketimit
Rreth Rolit:
Ne funksionin e prodhimit, operatoret/punetoret e fabrikes dhe të linjës së paketimit kryejnë procese të ndryshme në fabrikë. Operatorëve u caktohen detyra e përgjegjësi të lidhura ngushtë me linjën e paketimit e prodhimit komfort standardeve e objektivave që ndjek Shoqëria So Cart. Ushtrojnë rolin e tyre nën mbikqyrjen e plotë nga Menaxheri Prodhimit.
DETYRAT
- Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në linjën e paketimit;
- Për çdo proçes pune të kryer, plotëson fletë-urdhërin e të dhënave të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë, komfort sistemit të informacionit të kompanisë, i cili lejon menaxhimin e proçesit të prodhimit në të gjitha aspektet e tij;
- Punon mjaftueshëm i organizuar duke siguruar në mënyrë të vazhdueshme menaxhim optimal të linjës së prodhimit;
- Përgatit një numër të caktuar kolish sipas udhëzimeve ditore e potencialit të linjës;
- Ndërmerr veprime të autorizuara nga menaxheri turnit, në ndryshimet e formatit me qëllim zbatimin e programeve të planifikuara për ciklin e linjës së prodhimit;
- Kujdeset që cilësia e produktit të përpunuar e përfunduar të jetë komfort specifikimeve dhe parametrave të kërkuar nga menaxherët e prodhimit dhe kontrollit të cilësisë (si p.sh. lloji i paketimit, vendosja e rripit, mbyllja e paketimit dhe qeseve, pamja e paketimit, etiketimi, paletizimi dhe mbështjellja, etj.)
- Kujdeset për mirëmbajtjen e mbetjeve gjatë proçesit normal të përpunimit;
- Kujdeset dhe monitoron sistemet e sigurisë të instaluara në të gjitha makineritë funksionale në linjën e paketimit.
- Kryeni punë të tjera, si vetë-mirëmbajtjeje e instalimeve apo pajisjeve kur është e nevojshme.
- Operacione të tjera ditore:
- Bashkëpunon me paletizuesit operatorët e tjerë të sistemimit për:
- Ndërrimin e mbështjellësve të filmit të paketimit dhe qeseve, shkarkimi i bobinave të përfunduara, zëvendësimin e tyre me bobina të reja, etj;
- Zbërthimin e paketimeve/qeseve të dëmtuara dhe rikuperimin e filmave të përshtatshëm për t’u vendosur sërish në linjën e paketimit;
- Njofton personat përgjegjës dhe kujdeset për dërgimin e mbetjeve të linjës së prodhimit në pikën e grumbullimit;
- Njofton menjëherë menaxherin e turnit për problemet që janë përtej përgjegjësive, aftësive të tij apo pengesat e ndryshme që mund të lindin gjatë proçesit të prodhimit;
KUALIFIKIMET
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional;
- Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashëm, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajisve industriale;
- Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës;
- Fleksibël me oraret e punës;
- Transport i garantuar nga kompania.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të cv në adresën e-mail hr@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Cel.: 0697053354
More Information
- Rruga/Zona Vore, Fushe - Preze
- Tel/Mob 0697053354
- Experience Level edhe pa eksperience, me eksperience