NJOFTIM PUNËSIMI – Specialist Operacionesh 14 views

Job Expired
Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimi për vend të lirë pune në pozicionin Specialist Operacionesh,pranë  Departamentit të Administrimit të Kredive dhe Operacioneve, në Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

· Të ketë diplomë të shkollës së lartë;

· Preferohet të këtë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm;

· Të këtë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;

· Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;

· Të jetë i organizuar dhe korrekt;

 

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

· Kryen kontabilizimin ditor të llogarive bankare të Fondit BESA sha që kanë lidhje me aktivitetin e kredisë (derdhje këstesh, hapje disbursimi, kontabilizim, vërtetime mbyllje/gjendje, derdhje pjesore apo totale për blerje prone, kalime fondesh, kthime tepricash, komisione vërtetimesh, pagesa për prona etj;

· Kontabilizon vendime të Fondit BESA që kanë lidhje me klientët për Degët që ka në ngarkim;

· Rakordon llogaritë pezull të klientëve të paidentifikuar lek/eur, posta në udhëtim lek/eur etj;

· Bën sistemimet e kësteve nëpër kalendaret e klientëve në bazë të dokumentave justifikues/apo kërkesës së Degës;

· Bën fletët kontabël për vendimet e KKPP, DC etj;

· Poston në fund të ditës aktivitetin e Arkave nëpër Degë;

· Mban kontakte të vazhdueshme me asistentët e degëve që kanë në ngarkim për një mbarëvajtje sa më të mirë të punës së përditshme;

· Punon për ngritjen profesionale nëpërmjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkëkohore, shkëmbimit të eksperiencave me institucionet e tjera të ngjashme si dhe kualifikimet e vazhdueshme;

· Ruan konfidencialitetin e të gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit;

· Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Departamentit të Administrimit të Kredive dhe Operacioneve;

                     

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  •   Kërkesë për punësim
  •   Curriculum Vitae

 

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 21 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

                       – mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com.

 

 

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Sherbime Financjare