Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kuzhinierja / Shefja e Kuzhinës është përgjegjëse për përgatitjen dhe servijen e ushqimit me profesionalizëm në Rezidencën e një Ambasadori.
- Të planikfikojë dhe përgatisë menutë e vakteve për Ambasadorin dhe anëtarët e familjes së tij si dhe të kontrollojë të gjitha pjatat dhe të sigurohet për cilësinë e tyre.
- Të planifikojë dhe përgatisë menutë për darka dhe pritje.
- Të ketë aftësi në sistemimin dhe magazinimin e produkteve ushqimore në kuzhinë.
- Të sigurohet që artikujt dhe produktet ushqimore të ruhen dhe të ndërrohen në mënyrën e duhur.
- Krahas kësaj, kuzhinierja është përgjegjëse për kontrollin e produkteve rregullisht.
Aftësitë dhe zotësitë:
- Duhet të jetë e familjarizuar me përgatitjen e recetave të ndryshme gatimi, marinimit,
përgatitjes së një shumëllojshmërie të gjerë ushqimesh, duke përfshirë supërat, sallatat, antipastat dhe ëmbëlsirat.
- Të ketë përvojë në pjekje, pjekjen në skarë, zierjen dhe skuqjen e mishit, peshkut, perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore.
- Të ketë kreativitet dhe fleksibilitet në punë.
- Të krijojë dhe caktojë menutë sipas rastit.
- Të ketë njohuri dhe përvojë të gjerë në lidhje me higjenën e ushqimit, trajtimin dhe manovrimin e ushqimit.
Kriteret:
- Të jetë femër.
- Të ketë sjellje të mirë dhe qëndrim proaktiv në punë.
- Të jetë më pak se 45 vjeçe.
- Të jetë e pajisur me diplomë dhe çertifikata të trajnimit profesional.
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze, në shkrim e lexim.
- Të jetë e sinqertë, e besueshme dhe me rekomandime të mira.
Kandidatet mundet të dërgojnë CV-në e tyre në këtë adresë e-mail: alemb@alb.mfae.gov.ps
dhe numrin e telefonit: (+355) 4 2379285
More Information
- Rruga/Zona Accasia Hills Complex, Vila No.21, Tirana.
- Tel/Mob (+355) 4 2379285
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience
- Salary Offer € 550-600