Menaxher Turizmi New 226 views

Job Expired

Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni për pozicionin e:

Menaxher Turizmi

 

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheri është përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ekzekutojnë dhe mbështesin aspektet operacionale të biznesit (gjenerojnë propozime, ndjekin kontratat e nënshkrimit dhe korrespondencën me klientët ose agjencitë individuale);
  • Përgatisin raporte ditore të gjeneruara nga produkti;
  • Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
  • Raportojnë çdo ditë për xhiron e produkteve në departamentin e financës;
  • Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të hotelit/objektit të akomodimit;
  • Kontrollojnë në mënyrë periodike të ardhurat e okupancës sipas tipologjive të dhomave të resortit/objektit të akomodimit;
  • Ofrojnë shërbim cilësor të klientëve në çdo kohë;
  • Marrin pjesë në takime me departamente të tjera për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit;
  • Menaxhojnë buxhetet dhe planet financiare;
  • Mbajnë të dhënat financiare në bazë të procedurave të konfirmuara;
  • Bashkëpunojnë me Menaxherin Financiar për të siguruar që likuidimet financiare të jenë në përputhje me kontratat;
  • Vlerësojnë nevojën e trajnimit të stafit bazuar mbi të dhënat e mbledhura dhe ndërveprimin midis klientëve dhe vizitorëve;
  • Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
  • Mbikëqyrin të gjithë punonjësit dhe kur është e nevojshme marrin masa disiplinore kur nuk respektohen politikat e kompanisë;
  • Planifikojnë punën për të gjithë departamentet dhe shpërndajnë detyrat në përputhje me rrethanat;
  • Sigurohen që shërbimi i sigurisë është efektiv;
  • Kryejnë inspektime të hotelit/objektit të akomodimit dhe shërbimeve;
  • Krijojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të rinjë si një strategji për rritjen e shitjeve përmes thirrjeve telefonike për shitje, paketa të ndryshme, mesazhe mirësjelljeje, etj.;
  • Identifikojnë problemet e ndërtimit dhe parashikojnë planin e ndërhyrjeve të nevojshme në objekt;
  • Ndjek planin e ndërtimit me menaxherin e projektit;
  • Bashkpunojnë me kontraktorët dhe furnizuesit;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
  • Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
  • Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
  • Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Duhet të jenë të pajisur më me patentë

 

Shënim:  PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT

Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.alTë interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem