Ndihmes Magazinier 13 views

Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:

Ndihmës Magazinier

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
– Kontrollon cilësinë e produktit para se të futet në magazinë. Për cdo rast kur konstatohen probleme i raporton ato tek eprori i tij;
– Në bashkëpunim me stafin e Magazinës bën verifikimin e sistemimin e mallit në vendet e përcaktuara;
– Ndihmon në sistemin e mallit në mjetet e transportit;
– Ndihmon stafin e magazinës gjatë të gjithë proceseve: përgatitje e porosive, etiketim, ambalazhim të produkteve, etj;
– Kujdeset për mirëmbajten e sasive limit të përcaktura për Stokun e materialeve; Raporton në cdo rast arritjen e stokut minimal;
– Përgatit raporte lidhur me skadencat e materialeve;
– Kujdeset për ruajtjen, sistemimin e mallit në magazinë sipas karakteristikave të tij;
– Kujdeset për ambientin magazinues që të jetë brenda të gjithë standarteve të kërkuara sipas certifikimeve ISO (temperatura, lagështira, etj);
– Mirëmbajtja e mjedisit të sigurt dhe të pastër të punës duke mbajtur raftet, zonën e paletës dhe mjedise të tjera të magazinës të pastra;

Kriteret e nevojshme:
– Të ketë minimalisht arsimin e mesëm;
– Eksperiencë të mëparshme mbi 3 vjet në magazinë për ruajtjen e magazinimin e produkteve;
– Të ketë eksperiencë me mjetet transportuese brenda magazinës: Pirun, Transpaletë, etj;
– Të jetë bashkëpunues dhe i aftë të punojë në grup;
– I aftë të përdorë paketën Office;
– Të jetë sistematik dhe përbën avantazh njohuritë mbi barnat, pajisjet dhe materialet mjekësore;

Adresa e punes: Autostrada Tirane-Durres, km 6
Transporti i siguruar nga kompania
Kushte shume te mira pune.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit:hr@evitaalbania.com

Afati i aplikimit: 10/01/2025

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Farmaceutike