Manaxher dhe Përgjegjës Turni (F/M) – janë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
DETYRAT
- Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
- Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
- Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
- Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
- Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
- Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
- Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
- Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
- Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
- Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
- Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
- Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
- Raportimi mbi ecurinë e punës.
Staf Shitës Full – Time – të cilët kryejnë njëherësh funksionet e punës kasier, sistemues dhe shërbim klient
- Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
- Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
- Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
- Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
- Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
- Mban pastër marketin, raftet, etj;
- Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
- Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar.
Kërkesat e profilit:
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë për pozicionet menaxheriale dhe arsimin e mesëm për pozicionet e stafit, arsimi lartë për këto pozicione përbën avantazh;
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
- Fleksibël për punë me 2 turne;
Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese;
- Atmosferë miqësore dhe dinamike;
- Kontratë të rregullt pune;
- 40 ore pune në javë;
- Vlerësim sipas performancës;
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al ose ne numrin e tel: 0697053354
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale“