Conad rrjeti më i madh i supermarketeve, në Shqipëri, operativ qe prej vitit 2006,
kërkon të punësojë:
Menaxher Shitjesh (Shitje me Shumicë – Cash and Carry).
Kriteret bazë që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë pozicion janë:
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3-5 vite përvojë në shitje ose menaxhim shitjesh në sektorin Retail (përvoja në Cash and Carry përbën avantazh).
- Njohuri të mira të gjuhës italiane (zotërimi i gjuhës angleze përbën avantazh).
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e proceseve të shitjeve.
- Njohuri të mira në analizimin e tregut dhe hartimin e strategjive të shitjes.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
- Njohuri në përdorimin e programeve të menaxhimit të shitjeve dhe paketës MS Office.
- Të jetë energjik, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultateve.
Detyrat kryesore që do të kryhen:
- Organizimi dhe menaxhimi i operacioneve të përditshme të shitjeve.
- Zhvillimi i strategjive për të rritur shitjet dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve.
- Analizimi i performancës së shitjeve dhe krijimi i raporteve mujore për drejtuesit e kompanisë.
- Sigurimi i zbatimit të standardeve të shërbimit ndaj klientit.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët kyç dhe partnerët e kompanisë.
Ofrojmë:
- Një pozicion të rëndësishëm në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi.
- Një ambient pune stimulues, me mundësi konkrete për rritje profesionale.
- Paketë ekonomike konkurruese, bazuar në eksperiencën dhe kompetencat.
Aplikimi: CV-ja duhet të përgatitet në gjuhën italiane dhe të dërgohet në:
- Adresën e email-it: hr@conadalbania.al
- Numrin e celularit: 068 905 8529
Të dhënat e aplikantëve do të mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008,
“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
More Information
- Language anglisht, italisht
- Experience Level me eksperience