Bashkohuni me skuadrën “Maritim Resort Marina Bay” dhe fitoni mundësinë për të pasur një përvojë ndërkombëtare.
Hoteli i parë me pesë yje në Vlorë ju tregon standardet ndërkombëtare të hotelerisë përmes trajnimeve
të vazhdueshme dhe kushteve shumë të mira të punës.
Pozicioni i lirë: Menaxher Shitje
Detyrat
Të hartojë plane strategjike të shitjes sipas planit të marketing-ut dhe të ndjekë zbatimin e tyre
• Të përfaqësojë resortin në evente dhe seminare të ndryshme
• Të sigurojë cilësinë më të lartë të shërbimit për klientin
• Të raportojë çdo javë tek Menaxheri i Përgjithshëm ecurinë e planit të shitjes
• Të ndërtojë marrëdhënie shumë të mira me front office për të përmbushur objektiva të përbashkët.
• Të marrë pjesë në mbledhjet e organizuara nga Menaxheri i Përgjithshëm
• Të ndërtojë marrëdhënie afat-gjata me klientë ekzistues dhe potencial për të siguruar rezervime të mëtejshme
• Të menaxhojë dhe zhvillojë marrëdhënie me bashkëpunëtorë vendas dhe të huaj.
Kualifikimet
• Të ketë diplomë e shkollës së lartë (diplomë master përbën avantazh)
• Të paktën 2 vjet përvojë e mëparshme si Menaxher Shitje në një hotel/resort me 4/5 yje
• Të jetë i/e aftë në negociimin me palët e treta
• Të ketë aftësi drejtuese
• Të ketë aftësi në promovimin e brand-it të kompanisë
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuhët të tjera përbëjnë avantazh
• Të ketë një komunikim shumë të mirë
• Të ketë aftësi analitike
• Të jetë në gjendje të përballojë ngarkesën e punës gjatë sezonit
Personat e interesuar mund te dergoj CV e tyre ne email: hr@marinabay.al/ nr cel: 0684831849
More Information
- Tel/Mob 0684831849
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience