“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe      jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Menaxher i marrjes në sigurim (produktet vullnetare), Dega Durrës

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Të perpilojë oferta për sigurimin personal të individëve dhe SME bazuar në kërkesat që paraqet klienti.
  • Të planifikojë takime me klientët e interesuar në sigurimet vullnetare.
  • Të plainifikojë strategji marketing dhe të targetojë klientët të interesuar.
  • Të ketë aftësi shpjeguese dhe të njohë dobitë e mbulimeve në sigurim që ofron.
  • Të jetë i aftë të identifikojë nevojat e klientit.
  • Të lëshojë dokumentat e sigurimit në përputhje me udhëzimet në fuqi.

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës
  2. Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë në role manaxheriale.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office.
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur). Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
  5. Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
  6. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik, me mirësjellje dhe efektivitet.

Të interesuarit, brenda datës 10.05.2025 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit              04 22 333 08.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
  • Tel/Mob +355686062829
  • Profili Sherbime Financjare