Menaxher Finance 442 views

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

 Pozicioni i punës: Menaxher Finance

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Menaxheri i Financës është përgjegjës për zbatimin e rregulloreve të menaxhimit financiar të hartuar nga stafi drejtues i kompanisë, funksionimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kontabilitetit financiar dhe të menaxhimit. Përgatit Analizat për Drejtorin e Financës dhe azhornimin e rregullt të sistemit financiar dhe menaxhues të kontabilitetit, raportimit dhe analizës financiare sipas kërkesave të reja (si SNRF dhe rregullat tatimore në përputhje) që ka kompania.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për zbatimin e manualeve të brendshme të operacioneve dhe kontabilitetit dhe sugjeron për azhornim sipas nevojave; zbatimin e manualeve të brendshme të operacioneve (politikat dhe procedurat) dhe sistemet e menaxhimit të kontabilitetit / informacionit (letër metodologjike) dhe funksionin e raportimit (MIS / Analiza Financiare) dhe sugjeron përmirësime dhe azhornime sipas nevojave;
  • Përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha raportimeve financiare dhe informacioneve që lidhen me to, që duhet të përgatiten dhe dorëzohen tek KE-ja brenda afatit të duhur për kompaninë;
  • Përgjegjës për regjistrimin e rregullt dhe konsolidimin e të gjitha llogarive të menaxhimit dhe raportimit (MIS / Analiza Financiare) dhe paraqet ndonjë dallim të identifikuar tek KE;
  • Përgjegjës për procesin e buxhetimit, duke përfshirë planifikimin, mbledhjen, përgatitjen, prezantimin dhe analizën e informacionit të konsoliduar duke përdorur dhe zhvilluar më tej format / sistemet ekzistuese;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve të amortizimit në fund të çdo muaji dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim të dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem ; dhe raportohet tek Menaxheri i Financës;
  • Përgjegjës për kontabilitetin dhe kontrollin e menaxhmentit për departamentet, njësitë, produktet, shërbimet etj;
  • Përgjegjës për planifikimin e parave dhe të bankave dhe raportimin tek menaxhmenti me qëllim të përmbushjes së afateve të pagesës dhe siguron pagesën e furnizuesve brenda datave të përcaktuara;
  • Përgjegjës për barazimin e rregullt të bankës dhe parave të gatshme në fund të çdo dite dhe paraqet pajtimin dhe pasqyrat bankare në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shitjeve në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo diferencë të dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohen KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të kostove në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo diferencë të dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohen KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilanceve materiale dhe inventarit dhe në fund të vitit kalendarik / financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara të menaxhimit dhe rregullat e kontabilitetit janë duke u ndjekur dhe çdo ndryshim është dokumentuar dhe reflektuar siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të aseteve fikse dhe në fund të vitit kalendarik / financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara të menaxhimit dhe rregullat e kontabilitetit janë duke u ndjekur dhe çdo ndryshim është dokumentuar dhe reflektuar siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të klientëve/furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar / kontabël për qëllime të auditimit;
  • Merr pjesë dhe mbështet në procesin e arkëtimit të llogarive të arkëtueshme;
  • Siguron që dokumentacioni ligjor është në përputhje me rregulloren ligjore dhe tatimore dhe propozon ndryshime në KE;
  • Ndjek të gjitha politikat dhe procedurat në vend;

 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë në Financë / Kontabilitet;
  • Minimumi 5 vjet përvojë pune në financë / kontabilitet;
  • Minimumi 4 vjet përvojë pune në menaxhim;
  • Njohuri shumë të mira të skemave të kontabilitetit / raportimit IAS / IFRS;
  • Njohuri shumë të mira të rregulloreve tatimore dhe çështjeve të lidhura fiskale;
  • Njohuri shumë të mira të parimeve të përgjithshme dhe të kontabilitetit të menaxhimit;
  • Çdo kualifikim tjetër në fushën përkatëse është një plus (ACCA është një plus);
  • Punonjës i mirë ekipi dhe i gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të jetë person korrekt, i organizuar i orientuar drejt realizimit të detyrave në mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuar;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

Afati I aplikimit: 12/09/2022

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime