Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune MENAXHER CILËSIE (QA/QC)
PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS DHE DETYRAT KRYESORE
Menaxheri i Cilësisë është përgjegjës për:
- Hartimin Monitorimin dhe Implementimin proçedurave dhe Sistemit të Cilësisë së kompanisë në terren.
- Përgjegjës për dokumentat e QA/QC të projektit duke përfshirë certifikatat, rezultatet e testit, kërkesat e inspektimit, raportet e mospërputhjes, udhëzimet në vend, miratimet e materialeve dhe dokumente të tjera të rëndësishme të QA/QC.
- Realizimin e punës në përputhje të specifikimeve kontraktore.
- Koordinon dhe programon në kohë testimet në terren dhe inspektimet mbi performancën lidhur me sigurimin & kontrollin e cilësisë (QA/QC).
- Dokumenton, monitoron, ndjek dhe ben koordinimin e të gjitha raporteve të testeve Laboratorike.
- Marrjen pjesë në auditin e brëndshëm dhe të jashtëm të kantierit.
- Koordinimin e të gjitha inspektimeve të cilësisë nëpërmjet inspektorëve të cilësisë në kantier.
- Bën të mundur që dokumentacioni i kontrollit të cilësisë është i bërë gati për tu bashkëngjitur librezës së masave.
- Realizimin e instruksioneve të cilësisë dhe veprimet korrigjuese në rast jo konformiteti.
KRITERET E KËRKUARA
- Të ketë Dipllomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Profili Infrastrukturë ose Strukturist.
- Të zoterojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të përdorë shumë mirë programin AutoCAD dhe paketën M. Office.
- Mosha e kërkuar: deri 45 vjeç.
- Të ketë mbi 2 vjet experiencë si QA/QC.
- Të jetë i paisur me Leje Drejtimi klasi B.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari, ose të kontaktojnë për çdo numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
More Information
- Language anglisht