L&M COMERCIAL SHPK DURRES ofron vend pune Shef/e finance
Kushtet:
Te kete eksperience te meparshme pune minimalisht 5 vite
Të njohë shumë mirë të kontabilitetit dhe Finance 5;
Të ketë njohuri të mira të legjislacionit fiskal;
Të jetë korrekt, person i organizuar dhe i orientuar drejt realizimit të detyrave në mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuara
Qëllimi i vendit të punës:
Shef/e e Finances sigurohet qe te kete bashkepunim maksimal midis Departamenteve mbi te cilat eshte ngritur kompania.
Qellimi kryesor i pozicionit te punes te Shefit/es te Finances eshte sigurimi i alokimit eficent te resurseve te kompanise me objekt minizimin e kostove dhe maksimizimin e perfitimeve te kompanise.
Pershkrimi i punes:
• Administron të gjithë kapitalet e kompanisë, monetare dhe fizike, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për të gjithë zinxhirin e proçesit financiar të kompanisë, që nga inventarizimi i të gjithë aseteve, mirëmbajtja, administrimi, vënia në punë me efiçencë të plotë, planifikimet e të gjitha përdorimeve të tyre, planifikimin e investimeve, vlerave monetare etj.
• Mbikëqyr rrjedhën e parasë dhe instrumentat financiarë, duke bërë edhe pagesat përkatëse sipas datave të caktuara.
• Zhvillon dhe zbaton procedurat e finances, kontabilitetit, faturimit etj.
• Ndihmon ne koordinimin e te gjitha aktiviteteve me palet e treta per ceshtjet financiare te kompanise.
• Mbeshtet Kontabilistin e kompanise për raportimet financiare dhe bilancin.
• Ndjekja dhe monitorimi i marredhenieve me klientet e shoqerise dhe kryerja e rakordimeve ne menyre periodike per tu siguruar qe jane duke u respektuar marreveshjet e perbashketa te furnizimit dhe pagesave
• Kalkulimi i kostove te produkteve, regjistrimi i faturave te blerjeve ne sistemin financiar , berja e hyrjes se furnizimeve ne magazine dhe rakordimi ne lidhje me levizjet e produkteve.
• Monitoron dhe kontrollon magazinen per gjendjen e inventarit per te gjithe artikujt.
• Kontroll i detajuar i te ardhurave dhe shpenzimeve te shoqerise dhe analize sipas njesive
• Analizon e kontrollon kostot dhe shpenzimet per te drejtuar udheheqjen e biznesit.
• Pergatit ne menyre periodike raporte financiare per shoqerine
Kerkesa dhe CV te dergohen ne adresen e emailit: hr@lmcomercial.al
Cel. : +355692794057
More Information
- Rruga/Zona Lagjja 14, Rruga Asti Nushi, Shkozet, Durres, Albania
- Tel/Mob +355692794057
- Language anglisht, shqip
- Experience Level me eksperience, Manager