“SIGAL BUSINESS CENTER” Sh.p.k. Shoqëri me aktivitet Investimi i kapitalit dhe i burimeve te tjera financiare, per blerje te pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme, me qendër në Tiranë njofton për 1(nje) vend të lirë pune si:
‘Kuzhinier’
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
- Të ketë kryer kurs specifik si ‘kuzhinier’ cili ofrohet nga qendrat profesionale.
- Të ketë tre vjet eksperiencë pune si kuzhinier
- Të ketë pasion dhe fantazi për kuzhinën dhe dizenjimin e pjatave.
- Të jetë i shkathët duke iu pergjigjur ritmit të punës.
- Të dijë të organizojë dhe menaxhojë kuzhinën
- Të ketë aftësi komunikuese dhe pune në grup.
- Orari i punës është 08:00 – 16:30
- Të jetë i disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar te punës vetem në raste të vecanta
(kur ka darka apo evenimente)
Të interesuarit, brenda dates 15.09.2024 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 3 referenca,nga punëdhënësit e mëparshëm në adresën “Qëndra e Biznesit SIGAL BUSINESS CENTER”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: info@sigalbc.al
Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.