Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me shoWroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë.
Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Pozicioni Vakant: Koordinatore e Porosive
Përgjegjësitë
- Organizimi i prioriteteve për përgatitjen dhe dorëzimin e porosive bazuar në urgjencë dhe afate kohore.
- Koordinimi i adresave për shpërndarjen e mallrave duke optimizuar kohën dhe kostot e transportit.
- Njoftimi i të gjithë njësive në lidhje me rrugët që do të kryhen (një ditë para).
- Sigurohet të regjistrojë në sistemin e porosive të gjitha kërkesat e mbërritura nga departamentet.
- Komunikimi i drejtpërdrejtë me magazinierët për të organizuar dërgesat dhe për të siguruar dorëzime të sakta.
- Përdorimi i sistemeve/email për të monitoruar dërgesat në kohë.
- Informimi i dyqaneve dhe departamentit tregtar për statusin e porosive të tyre, për çdo ndryshim në kohën e dorëzimit.
- Përgatitja e raporteve ditore, javore apo mujore që kërkohen nga departamentet përkatëse.
- Sigurohet që të gjitha proceset të kryhen në përputhje me politikat e kompanisë dhe standardet e cilësisë.
- Trajtimi i çështjeve të papritura si vonesat në dorëzim, mallrat e dëmtuara ose porositë e pasakta të hedhura, të cilat krijojnë ngarkesë të panevojshme.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të ofruar zgjidhje të shpejta dhe efikase për klientët.
- Analizimi i proceseve ekzistuese dhe identifikimi i mundësive për përmirësimin e tyre.
Kriteret
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Eksperiencë në një punë të ngjashme.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresat :
Email : hr@globe.al
Cel. : 0676027237
Ose dorëzoni Cv në adresen : Rr”Kavajes”, Nd.124, H. 10, Kati 2
Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme .
Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !