Elite Jobs International, për një nga klienët e saj në Tiranë, po kërkon një JURIST/E
Përgjegjësitë kryesore:
- Përfaqëson kompaninë për çështje të ndryshme gjygjësore;
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit;
- Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë.
- Përgatitjen e dokumentacionit për tender / koncesion.
- Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria.
- Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime.
- Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha.
- Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike.
- Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria.
Kërkesat e profilit:
- Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 3 vite.
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
- Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
- Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare.
- Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
- Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
- Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta.
- Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.
- Njohje shume e mire e gjuhës Angleze. Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni dhe/ose në linkun që vijon: https://elitejobs.org/jobs/tirane-jurist-e/ Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”.
Ju informojmë se ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet për fazën tjetër të procesit të rekrutimit.
More Information
- Language anglisht