Përshkrimi
ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani qe operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e themeluar që në vitin 1996.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj Teknik, në pozicionin:Inxhinier Topograf
ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani qe operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e themeluar që në vitin 1996.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj Teknik, në pozicionin:Inxhinier Topograf
Detyrat
- Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
- Shqyrton projektet e zbatimit dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi përsa i përket anës topografike;
- Kryen perpunimin e volumeve bazuar edhe ne specifikimet teknike per menyrat e matjeve te volumeve dhe ja dorezon te dokumentuara ne menyre periodike Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit te sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
- Kryen analiza dhe ben proozime per matjet e kryer;
- Pergatit vizatimet perkatese per matjet e realizuara;
- Kontrollon saktesine e te dhenave te dala nga matjet;
- Perllogarit lartesite, thellesite, pozicionet e relievit si dhe te gjitha karakteristikat e terrenit;
- Raporton dhe pergatit dokumentacionin perkates per cdo pune te kryer;
- Nxjerr volumet e produkteve te objektit dhe perpilon librezat e masave perkatese;
- Krijon listen standarte te aseteve qe I nevojiten kantiereve per realizimin e detyrave gjeodezike.
- Kryen Piketimin e Projektit.
- Ben rilevimin e punimeve.
- Realizon planimetrin dhe projektin As-Built.
Kualifikimet
- Edukimi diplome ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit, Dega Gjeodezi;
- Te ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze
- Njohuri kompjuterike: Microsoft Office, AutoCad Civil 3D dhe te tjera rreth fushes se Topografise.
- Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese ne terren
- Aftësi të mira komunikim
- Eksperience mbi 3 vjet eksperiencë pune
Shënime
Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresat e email-it:
Info@almokonstruksion.com
Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”