Inxhinier Kostoist (per punime mekanike ose elektrike) 20 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni: Inxhinier Kostoist (per punime mekanike ose elektrike)

Departamenti: Menaxhimit të Kostos, Raportimit, HSE & QA/QC

Vendodhja: Zyrë qëndrore/ Kantier

 

 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen dhe menaxhimin e kostos së objekteve, per punimet mekanike (perfshihen punimet HVAC, hidraulike, MKZ, FU, FUZ etj.) ose per punimet elektrike (Data, CCTV etj.), në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analiza ne lidhje me çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë, me qellim llogaritjen, vleresimin dhe mbikeqyrjen e kostove te punimeve elektrike krahasuar me buxhetin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave dhe analizës së çmimeve, duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve për punime HVAC, hidraulike, MKZ, FU, FUZ, etj./ ose sisteme Data, zjarri, etj. Hartimi i situacioneve për punime që realizohen nga vetë kompania, si dhe ndërtimi i analizave të çmimeve sipas punimeve mujore.
  • Rakordimi mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve mekanike ose elektrike;
  • Përpilimi dhe hartimi i preventivave (pjesa mekanike ose elektrike) me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryhen nga vetë kompania;
  • Kontrolli dhe vlerësimi i preventivave (pjesa mekanike ose elektrike) me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
  • Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve (pjesa mekanike ose elektrike), së bashku me Projekt Menaxheret, Inxhinier perkates;
  • Raportimi i kostos së objekteve per pjesen mekanike ose elektrike tek Projekt Menaxheri, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
  • Përgatitja e preventivave për punime mekanike ose elektrike të paketave tenderuese;
  • Mbikëqyrja e kontratave që lidhen me disiplinën dhe respektimin e kushteve të dakordësuara;
  • Rishikimi i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
  • Rishikimi periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare në lidhje me çështjet e kostove të ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor;
  • Kontrolli i tregut për çmimet e dhëna nga kontraktorët dhe nënkontraktorët, duke raportuar tek Projekt Menaxheri për të ndihmuar në negocimet e ndryshme për fiksimin e çmimeve në preventiv;
  • Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare (pjesa mekanike ose elektrike)

 

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose Elektrike.

 

Kualifikime të tjera:

 

  • Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos se ndërtimit për punimet mekanike ose elektrike në kompanitë e ndërtimit;
  • I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese ne grup;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002207001/Cost-Engineer-Mechanical-or-Electrical-?source=CareerSite

 

 

 

 

Afati i dorëzimit:  13/02/2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim