Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Inxhinier Gjeodet (Infrastrukturë)
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Farkë, Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve top gjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontrollon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike;
- Rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
- Ndjekjen e punimeve të ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti;
- Realizon azhurnime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute;
- Përgatitjen e dokumentacionit pas ndërtimit (as-built);
- Llogaritje dhe krahasime volumesh;
- Kontroll dhe përgatitje e situacioneve.
Edukimi: Të zotërojë diplomë Master, dega Gjeodezi.
Kualifikime të tjera:
- Eksperiencë 3-vjeçare në industri të njëjtë;
- Diplome në inxhinieri, preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
- Eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
- Vendimmarrës dhe me personalitet të fortë;
- Njohje shume e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad Civil 3D,CAD, EXCEL);
- Të punojë me Total Station & GPS;
- Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
- Natyrë energjike dhe me iniciativë;
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit të urbanistikës;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi për të punuar në skuadër.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:
Afati i dorëzimit: 10/03/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Rruga/Zona Farke