Inxhinier Gjeodet 527 views

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

 

 

Pozicioni:           Inxhinier Gjeodet

Departamenti:   Teknik

Vendndodhja:    Green Coast, Palasë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve top gjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike;
  • Rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
  • Ndjekjen e punimeve të ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti;
  • Realizon azhurnime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute;
  • Përgatitjen e dokumentacionit pas ndërtimit (as-built);
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;
  • Llogaritje dhe krahasime volumesh;
  • Kontroll dhe përgatitje e situacioneve.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë Master, dega Gjeodezi.

 

Kualifikime të tjera:

  • Eksperiencë 3-vjeçare në industri të njëjtë;
  • Diplome në inxhinieri, preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
  • Eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Vendimmarrës dhe me personalitet të fortë;
  • Njohje shume e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad Civil 3D,CAD, EXCEL);
  • Të punojë me Total Station & GPS;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Natyrë energjike dhe me iniciativë;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit të urbanistikës;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi për të punuar në skuadër.

Afati i dorëzimit: 04/11/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 6 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim