Inxhinier/e Zyre | Balfin Construction 8 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni: Inxhinier/e Zyre

Departamenti: Teknik

Vendodhja: Vlorë

 

 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, asiston në mbajtjen e dokumentacionit të objektit si dhe në kontrollin dhe përgatitjen e situacioneve.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionet e shkruara sipas fazave të punimeve;
  • Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
  • Përgatit situacionet mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekt nga secili nënkontraktor, në bashkëpunim me inxhinierin e kantierit.
  • Perditeson cdo muaj situacionin progresiv te punimeve te objektit, ne bashkepunim me Inxhinierin e Kostos, dhe mban ne kontroll buxhetin per cdo ze pune.
  • Është përgjegjës për katalogizimin, standardizimin dhe arkivimin e dokumentacionit tekniko ligjor të kantierit;
  • Është përgjegjës për sistemimin dhe standardizimin në share-point të të gjithë informacionit/dokumentacionit të objektit dhe kantierit;
  • Kontrollon furnizimet (sasiore) që do përdoren në projekt dhe raporton tek MD/PM;
  • Suporton në përgatitjen (sasiore) të preventivave për paketat e ndryshme prokuruese;
  • Mban në vijimësi çdo historik dhe dokumenton minutat e takimeve dhe vendimet e marra;
  • Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit që në fazat fillestare deri tek kolaudimi i objektit dhe mbylljes së dokumentacionit tekniko-financiar të objektit;
  • Suporton në procesin e përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga institucionet shtetërore
  • si dhe ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;
  • Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentimin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
  • Me kërkesë të Drejtuesit të Kantierit/PM suporton në leximin e projekteve, kryen nxjerrjen e informacioneve specifike dhe kryen verifikime në terren sipas kërkesave të proceseve të punës;

 

  • Detyra administrative të Burimeve Njerëzore:

 

  • Përgatitja e orëve përmbledhëse të punës dhe të dhënave të tjera për stafin, dërgimi i prezencës së stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Evidentimi i lejeve vjetore të stafit, mungesave ditore, raporte etj;
  • Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
  • Planifikimi i nevojave në kantier, hartimi i urdhër-kërkesave dhe ndjekja e miradministrimit të shpërndarjes së kancelarive;

 

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi ose Mjedisi

 

Kualifikime të tjera:

 

  • Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme 2-5 vite;
  • Të ketë njohuri të mire të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
  • Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office, AutoCad si dhe programe të tjera të lidhura me punën;

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002244005/Office-Engineer?source=CareerSite

 

 

Afati i dorëzimit:  03/03/2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim