Inxhinier/e Ndertimi Zyre 395 views1 application

ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani qe operon në fushën e ndërtimeve infrastrukturore dhe civile në Shqipëri, e themeluar që në vitin 1996. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj Teknik, në pozicionin:

Inxhinier/e Ndertimi Zyre

Detyrat

  • Te Kontolloje përputhshmërine e projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes dhe preventivit), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv të elementeve të ndryshëm.
  • Te Perpiloje dhe kontrolloje të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor.
  • Kontrolli periodik të kostove, në përputhje me preventivin
  • Identifikon planifikon dhe llogarit e volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv
  • Te Ndjek nga fillimi deri ne mbylljen e plote te dokumentacionit te nje projekti etj
  • Te Hartonje analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve
  • Te kete aftesi organizative.
  • Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
  • Te ruaje konfidencialitetin.
  • Te shqyrtoj dhe interpretoj vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Te kete aftesi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi infrastruksurore dhe civile.
  • Te kete aftesi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
  • Te ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
  • Te ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune.

Mënyra e aplikimit:

Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresat e email-it

Info@almokonstruksion.com ose almokonstruksion@hotmail.com

Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania
  • Rruga/Zona Lagjia Zall mner i ri,Rruga Nacionale Kamez Tirane
  • Profili Ndertim