Gjermani, ofrohen vende pune për INFERMIER/E nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.
Elite Jobs International, ka ekskluzivitetin për nga partnerët tanë në Gjermani, për të rekrutuar Infermierë/e nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia në spitale të ndryshme.
INFERMIERË TË LICENSUAR për t’iu bashkuar spitaleve në Gjermani.
Përgjegjësitë kryesore:
Më Poshtë janë vetëm disa prej detyrave kryesore:
- Të vëzhgojë dhe vlerësojë pacientët në cdo kohë;
- Të administrojë planet gjithëpërfshirëse të kujdesit infermieror për pacientët duke ndjekur me përpikmëri trajtimet dhe medikamentet;
- Të monitorojë dhe raportojë simptomat dhe ndryshimet në statusin e pacientit;
- Të bashkëpunojë me ekipin mjekësor për statusin e pacientit;
- Të mbajë të dhëna të plota dhe të sakta të pacientit.
Kërkesat e profilit:
- Diplomë në Infermieri dhe license si infermier/e;
- Minimumi 1 vit eksperiencë në specialitete të ndryshme.
- Të keni mbrojtur Gjermanishten në nivel B1;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
Nëse ju zotëroni dhe plotësoni kërkesat e mësipërme dhe dëshironi të punoni dhe jetoni në Gjermani Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentat e tyre të listuara më poshtë në adresën: nurses@elitejobs.org
1- CV në Gjermanisht
2- Diploma dhe Licensa të përkthyera dhe të noterizuara
3- Certiikata e mbrojtjes së gjuhës
4- Fotokopje e pasaportës
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
More Information
- Language gjermanisht
- Experience Level me eksperience