Financier/e 76 views

Përshkrimi

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentin e finances në pozicionin: Financier/e.


Detyrat

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
  • Realizon perpunimin e informacionit te marre ne kontabilitet dhe programet e detyruara fiskale.
  • Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
  • Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.

Kualifikimet

  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune si Ekonomist.
  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Inxhinieri ekonomike.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
  • Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, Tirane

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim