Pozicioni i punës: Financier/e
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Financier/e në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Si Financiere do të jetë përgjegjëse për rakordimin dhe menaxhimin e shit/blerjeve dhe analizimin e të ardhurave/shpenzimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Fiskalizimi i faturave të shitjes/blerjes në portalin selfcare dhe faturave import/eksport në programin Financa 5.
- Deklarimit ditor i arkës në selfcare dhe kontrollimi në Financa 5.
- Mbajtja e kartelave dhe rakordimi me klientët, furnitorët dhe llogari kontabël.
- Rakordimi i shitjeve sipas pikave dhe ndjekja e debitorëve dhe kreditorëve sipas llogarive përkatëse.
- Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
- Përgatitja dhe deklarimi i librave të blerjeve, shitjeve, dhe formularëve të tvsh-së, tatimit në burim, tatim fitimit, të sigurimeve shoqërore dhe tap, listëpagesa.
- Analizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Përgatitja e raporteve periodike financiare
Aftësi të tjera ndërpersonale:
- Aftësi të mira komunikimi.
- Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
- Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
- I/e organizuar, i përgjegjshëm.
- I/e durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
- Të punojë nën presion.
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: financagipsfrut@gmail,com ose në WhatsApp +355692026994, përpara datës 31 tetor 2024.