Eko-Letër kërkon të punësojë Graphic Design-er, Tiranë 277 views4 applications

Job Expired

EKO-LETËR sh.p.k është një kompani e cila ka 13 vite që operon në tregun Shqiptar, si prodhuese e një shumëllojshmërie produktesh me bazë letre të cilat shërbejnë për ambalazh ushqimor dhe industrial si:

  • Çanta letre
  • Kuti kartoni
  • Letër ushqimore
  • Letër paketimi etj.

Kërkojmë që të punësojmë GRAPHIC DESIGNER (Full-time):

Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijon imazhet ose i përshtat ato sipas preferencave të klientit.
  • Kontrollon dhe korrigjon fontet, grafikën, si dhe aspektet gjuhësore të punëve.
  • Siguron që dimensionet, ngjyrat dhe dizajni të jenë të sakta për punët që do të shtypen ose prodhohen.
  • Kryen montazhin e imazheve në përputhje me kërkesat e klientit, duke ruajtur formatin e brendshëm dhe paraqitur të gjitha detajet e nevojshme, përfshirë madhësinë dhe volumin.
  • Rakordon me agjentët e shitjes mbi: detajet e punimeve grafike, konfirmimin se kur duhet ta kalojë materialin për printim apo prodhim; afatin dhe specifikat e fotomontazhit të punimeve për t’jua ofruar më tej klientëve.
  • Ruan dhe arkivon në database informacionet grafike që kanë të bëjnë me standartin e ngjyrave të punimit/porosisë, punimet e kaluara për prodhim/printim, si dhe çdo detaj teknik në lidhje me to.
  • Siguron që çdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi të lartë brenda afateve.
  • Paraqet raporte të përditshme dhe mujore rreth progresit të punës së tij.
  • Realizon dhe dorëzon në kohë design-et e kërkuara.
  • Rakordon me Përgjegjësin përkatës në fund të çdo dite.
  • Përfshirë dhe detyra të tjera brenda profilit të punës.


Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:

  • Diplomë universitare në degën Design.
  • Përvojë pune minimalisht 2 vite si Designer, Graphic Designer.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Adobe(Illustrator, Photoshop); In-Design; Corel Draw; 3D Max.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Aftësi shumë të mira krijuese, dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Gatishmëri në realizimin e detyrave.
  • Të punojë me orar të plotë/ Full-time.

Adresa: Rruga “Llazar Xhajanka”, ish Kombinati Tekstil, Tiranë
Dërgoni CV në adresën e e-mailit:
g.menagekoleter@hotmail.com / Kontakt: 0672009669

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga "Llazar Xhajanka",Ish Kombinati tekstil, Kombinat Tirana, Albania
  • Tel/Mob 068 23 99 996
  • Profili Prodhim/Perpunim