Durres, ofroj vend pune Inxhinier ndertimi ne terren 58 views

KOMPANIA ELDEMAR CONSTRUCTION SHPK në kuadër të nisjes së disa projekteve të rëndësishme, kërkon të punësojë :

  • 2 (dy) Inxhinier ndërtimi në terren, me eksperiencë ,preventivues/kostoist në lidhje me projektet në zhvillim .

Detyrat dhe përgjegjësitë tuaja:

•     Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve, përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim.
•     Ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
•     Përpilon dhe kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli
•     Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier
•     Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
•     Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
•     Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
•     Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta
•     Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
•     Organizimin dhe koordinimin me stafin ne kantier si dhe koordinimin e programit të punës
•     Përgatitjen e raporteve ditore e javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
•     Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
•     Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

Edukimi : Diplomë në Inxinieri ndertimi

Aftësitë:
-Njohuri shumë të mira kompjuterike
-Aftësi shumë të mira komunikuese
-Njohuri të gjuhës angleze.
-Patentë e klasit B

Paga dhe kushtet e punës të kënaqshme.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e E-mail eldemar.cons1@gmail.com

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Profili Ndertim