Drejtues Teknik 817 views

Job Expired

Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi Teknik eshte drejtues i Kantierit qe merr persiper te ndertoj, është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese dhe vendimmarrëse.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

 Merr pjesë së bashku me menaxherin e projektit në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;

 Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve si dhe ndjekjen dhe ecurinë e tyre;

 Zbatimi i punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;

 Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;

 Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;

 Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit;

 Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;

 

 Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;

 Aprovimin e penaliteteve;

 Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;

 Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;

 Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;

 Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;

 Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;

 Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;

 Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;

 Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;

 Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;

 Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;

 Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;

 Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;

 Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;

 Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizimin e tyre;

 Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;

 Detyra të tjera që i ngarkohen;

Edukimi: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:

 Eksperiencë pune në industri të njëjtë jo më pak se 10 vjet;

 Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;

 Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;

 Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

 Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.

 Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);

 Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;

 Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)

 

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresen: hr@orion.al

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 30.06.2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kosovarëve
  • Tel/Mob 0697004040
  • Profili Ndertim