Banakier/e 139 views

Maritim Marina Bay Resort & Casino është një nga destinacionet më prestigjioze në Vlorë, duke ofruar shërbime të nivelit më të lartë në hoteleri, argëtim dhe mikpritje. Si hoteli i parë me pesë yje në qytet, ai kombinon luksin, komoditetin dhe standardet ndërkombëtare për të krijuar një përvojë unike për vizitorët dhe një ambient pune profesional për stafin. Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një rrjeti ekselence në industrinë e turizmit dhe hotelerisë!

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Të përgatisësh pije të ndryshme (kafe, espresso, cappuccino, latte, dhe pije të tjera të ngjashme) me profesionalizëm dhe kujdes;
  • Të sigurosh një shërbim të shpejtë, miqësor dhe të kujdesshëm për të gjithë klientët;
  • Të mbash mjedisin e punës të pastër dhe të organizuar;
  • Të monitorosh furnizimet dhe të informosh menaxhimin nëse ndihesh i/e nevojshme për rifurnizim;
  • Të krijosh një ambient mikpritës dhe të ngrohtë që nxit rikthimin e klientëve.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Dëshiruara:

  • Përvojë pune si barist është një avantazh, por nuk është e domosdoshme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të klientëve;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në ekip;
  • Entuziazëm, kreativitet dhe energji pozitive;
  • Njohuri mbi përgatitjen e pijeve të ndryshme dhe gatishmëria për të mësuar dhe përmirësuar aftësitë.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: hr@marinabay.al ose në numrin e celularit +355 68 48 31 849.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Vlorë
  • Rruga/Zona Rr.Aleksandër Moisiu
  • Tel/Mob 0684831849
  • Profili Turizem